Menu principale:

VLORA


Vai ai contenuti

historia e vlore

HISTORIA KOMPLETE E VLORES

Vlora ne lashtesi quhej Aulona. Ajo permendet nga shume udhetare dhe kronikane te huaj si nje nga qytetet skele kryesore te Ilirise se Jugut, qe lulezoi pas renies se Apollonise dhe Orikut
emri i Vlores eshte nder te paktet emra gjeografike te bregdetit lindor te Adriatikut qe i ka qendruar kohes qysh na lashtesia. Ne bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emer gjeokrafik del i nje lashtesie pak a shum te perafert me ato te Durresit, Shkodres, Lezhes dhe Ulqinit. Keta emra gjeografik nuk do t'i kishin mbijetuar kohes ne rast se vendbanimet e emertuara prej tyre nuk do te kishin pasur nje vazhdimesi perdorimi nder shekuj. Nje pjes e mire e popullsise se trevave te banuara nga stergjysherit e shqiptareve mundi t'i qendroj dukurise se romanizmit dhe me pas te sllavizmit, qe perfshin pjesen me te madhe te Gadishullit Ballkanik. Sipas te dhenave arkeologjike, deshmohet se ne bregdetin e Vlores, ashtu edhe ne prapavijen e tij, per vendbanime parahistorike, dhe zhvillime ekonomike-kulturore te shum qytezave e qendrave urbane ku dallohet karakteri i tyre fortifikues-mbrojtes. Te tilla jane ato te “Shpellave te Velces”, “shpellave te shkruara te lepenices” (nga me te rrallat ne Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilise” (Himare) apo “Mozeiket e Masaplikut”, pasuri e rralle kombetare.
Vendbanimet tumbulare te vajzes, Dukatit Mavroves, “Pitosa te Mallkeqit tregojn per autoktonine edhe vashdimsin etno-kulturore te ilireve ne periudhen e bronxit dhe te hekurit. E njejta gje deshmohet edhe ne venbanimet e tjera te lashtesis qe jane qytete-kala si Amantia, Kanina, Himara; cerja, Armeni, Olympia, Haderaj, Triporti dhe vet Vlora(Aulona) etj.
Amantia, e themeluar ne shek.Vp.e.s., eshte nje nga qytetet e pakta te Ilirise jugore qe a pasur jete 1000 vjecare. Aty spikat shume ndertimi ne terren malor i stadiumit te lashte madheshtor, i ndertuar me blloqe te medhenj guresh. Ne jug te qytetit te Vores gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qen nja nga qytetet me te lashte te bregdetit te Vlores, i themeluar si venbanim ne shek. VI-V p.e.s.
Rrenojat erkeologjike deshmojne per nje qytetrim te lashte, ne kete zone. Orikumi u be port i fortifikuar, baze baze e rendesishme ushatake ne Adriatik ne shek. II-I p.e.s. Ishte kantier i rendesushem per ndertim e riparim anijeshy, gje qe mundesohej nga prania e madhe e pyllitme pisha te Llogarase dhe Sera e Selanices.
Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh te maqedonise e pushtoi ate ne vitin 214.
ne shekullin III para Krishtit, Oriku preu monedhat e para ne emer te bashkesive qytetare.
Ne shek. I p.e.s. Oriku sherbeu si kryeure e fuqive pushtuese te kohes, arene liftrash midis Romes, Maqedonise dhe Ilirise, si dhe ne luften civile midise cazarit e pompeut qe i solli Orikut shum shkaterrime.
Liqeni i Valltos (Orikum) ruan ende sot brenda tij rrenojat e vjetra te ketij qyteti. Si fillim ate e mbante Pompeu si qender per flotern e tij ushtarake, me pas me 6 janar te vitit 48 p.e.s. U pushtua nga Zesari pa lufte, i cili vendosi aty legjenden e vet. Oriku u shfrytezua nga romaket dhe ne luftrat kunder ilirve.
Ne perjudhen bizantine dhe ne mesjete Oriku del me emrin Jereko. Ne kohen e pushtimit osman te Arberise, turqit u qyajten Pashaliman. Ato qe kan mbetur prej ti jane: teatri, pusi i ujit, shkallet shkembore, dhe pjesa rrugesh qyteti qe futen ne liqen.
Ne shek. II p.e.s., Oriku u godit nga nje termet i fuqishem dhe u shkaterrua duke e humbur rendesine e tij, pa mundur te rimbekembej me. Ishte pikerisht koha kur ne gjirin e Vlores del ne pah nje tjeter qytet-skel qe ishte “Aulona – Vlora e sotme”. Dheshmi arkeologjike e lashtesise edhe autoktonise eshte edhe vet simboli i saj “Vajza aulonase”, nje skulptur “hyjnesh” 87 cm e gedhendur na mjeshtrat vendas me gurin gelqeror te Kanines, qe simbolizon veshjen e grave ilire.
Emri i qytetit-skel te Vlore se lashte e gjejme te permendur ne shek.IIp.e.s., nga shkrimtari Likani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Keto te dhena burimore perpudhen me te dhenat e tjera te peraferta, sic jan deshmite arkeologjike per nje keshtjelle, port me bankine te madhe (keshtjella e Jangjices Triport). Qe gjendej, ndoshta, ku lumi vjosa kishte grykderdhjen ne Lagunen e nartes. Por ndoshta kur Vjosa u largua ne drejtimin verior, Triporti humbi mundesine dhe rendesine. Pikerisht ne kete kohe duhet te ket origjinen Aulona port i spostuar ne JL, e cila del si skel – qemder tregetare – dhe Kanina – qender admonistrative–ushtarake ne shek VI e.s. Fakti qe ne shek. V-VI e.s., ka pasur ne Vlore edhe nje peshkop, varur nga metropoliti i dirresit, tregon se Aulona ka qen vend me rendesi. Kete e mbeshtet edhe zbulimi i viteve te fundit i traktatit te murit rrethues mbrojtes, fortifikues ne qender te qytetit te sotem te Vlores (prane monimentit te pavarsise), si dhe zbulimi i disa deshmive te reja per vendndodhjen e moit te vjeter, ne afersi te stacionit te trenit.
Germimet e fundit ne Kanine dhe Himare kane dhene deshmire e tjera per kulturen ilire te lashtesise se vone dhe mesjetes se hershme, dhe per autoktonine dhe vazhdimesine iliro
-arberore dhe mesjetes shqiptare.
Ne shek. VI e.s. Dhe vazhdimisht gjat mesjetes, Aulona permendet ne listen e qyteteve bregtetare si port i rendesishem, me detari te zhvilluar. Qe tregeton vaj ulliri, kripe, lende drusore, ullinj si dhe panairet qe beheshin ne afersite e Vlores, ashtu edhe ne vend te ndryshme te Avroper.
Edhe ne gryken e Vjoses ishte skela e Apinarices, ku zhvilohej tregti dhe aty ishin te pranishem edhe konsuj tregetar te Raguzes, vendikut etj.
Ne mesjet Vlora dhe viset e saj rane nen pushtimin nirmand me 1087, me pas nen pushtimin e vendikut me 1205 dhe ate te sundimit te Hohenstaufeneve gjerman. Kjo pas nje pushtimi te gjate bizantin e me vone atij serb.
Per nje far periudhe qyteti u pushtua nga bullgaret. Vlora luajti nje rol vendimtar ne luften, midis Mbreterise normande e te Sicilise dhe Bizantine, kjo gjat shek. XI dhe shek. XII. Ne shek.XIV vlora ishte nen sundimin e principates se Balshajve.
Si je qender e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe me mbreterine e Arberise me 1272 ku kronikat e kohes shenojne, lulezimin e zejtarise, tregetise, blegtorise, dhe pemtarise, dhe prodhimin e armve. Te perfshire si despotat e vetme, duhet permendur kryengritja e laberise eěse Vlores kunder pushtuesve bizantine me 1335 – 1336. nje rol te madh ne jeten politike, ushtarake e shoqerore te Vlores, ka pasur edhe famiglia e Rrianiteve te cilet permenden ne shek. XI, nepermjet te parit te tyre rianit Komnen Golem Topise, sidomos ne shek. XV – XVI..
me 1417 Vlora pushtohet nga osmanet, te cilet do te hasin ne qendresen e vlonjateve. Nje nga figurat e shquara te shek.XV eshte Gjergj Arianiti i sili organizoi qendresen kunder pushtetuesve osman me 1431 – 1432e me pas ne grykat e Laberise.
Me bemat a tij, Gjergj Arianiti mori pergezimet e fuqive te medha te Europes te asaj kohe. Edhe pse ishte i bashkuar me Gjergj Kastriotin, dhe vjehrrin e tij, pasi Donika e bija e martuar me Kastriotin, Gjergj Arianiti gezonte nje far pavaresie ne zoterimin e tij ne jug dhe ne Shqiperine e Mesme.
Ne kuvendin e Lezhes, me 2 mars 1444, per t'i ber ball rrezikut te pushtimit osman, Gjergj arianiti u rradhit nder te paret krere sundimtare shqiptare, ne kete lidhje ushtarake mbarekombetare.
Ne shek. XV – XVI pushtetuesit osman do e kthenin portin e Vlores ne nje nyje te rendesishme te Adriatikut per pushtimin e Italise. Me kastriotin do te vinte dhe Liria, ku gjate kesaj kohe Vlora do te zhvillohej se tepermi. Vetem pas vdekjes se tij ajo do te shkonte her nen sundimin Venedikas e here ne ate osman, gjer rreth viteve 1591-1691 ku fo te kalonte perfundimisht nen zoterimin turk.
Ne regjistrin e vitit 1520 shenohen 701 famiglie vendase dhe 531 famiglie cifute. Kjo deshmon per nje klime paqesore, ndaj cifutve ne qytet ne nje kohe kur gjeheshin ata persekutoheshun egersisht, keshtu qyteti permblithte 6300-6500 banore.
Nga Vlora u nisen ushtrite osmane kunder Italise se jugut me 1480, kunder kryengritjeve arbereshe te 1492 dhe sherbehu si baze e sulltan sulejmanit kunder korfuzit, me 1537. po ne kete vit u ndertua keshtjella e qutetit (aty ku sot ndodhet stadjumi “Flamurtari”), guret e se ciles u moren nga keshtjella e Jangjices ne Zvernec dhe nga muri rrethues i Aulones.
Ne shek. XVII-XVIII Vlora ishte nje nga limanet me te rendesishme te Shqiperise se Jugut, pas pravazes, pasi gjiri i saj u sigurointe anijeve mbrojtje nga stuhite.
Ne skelen e vlores ishin ndertuar depo te medha per grumbullimin e prodhimeve buqesore e blektorale te fshatersise, ku perfishiheshun zona e Beratit, Gjirokastres dhe Myzeqese.
Ku qutet zhvillonte tregun me triesten, Venedikun, vjenen, Korfuzin, Stambollin, izmirin, Breshian, Manastirin, Janinen, Malten e qipron.
Ne portin e Vlores hyn rregullisht cdo jave vapori austriak “Lloid” dhe ai italian “Pulja”, te cilit vetem per vitin 1804 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje dalje.
Vlora tregeton: vaj ulliti – 200,000 fuci, ullinj te vjelur – 11,000 barre, kripe-1,5 milion kg, lesh te palar – 15,00 ake, lekure qenqi e lepuri – 20,000 cope, breshka – 40,000 cope shushunja, shpende, dele, kuaj, mish, mish te therur, peshk te kripur, veze peshku, sere, asfalt, miser, tersher, thekerr, fasule, dru zjarri, mjalte te bardh kanine, vere te nartes dhe ver “Vlosh” te Vlore. I kerkuar ishte dhe stralli i gurores se drashovices, qe pergatitej me blloqe dhe ashka.
Per jashte vendit, gezofet prej lekure, velenxat edhe brucat labe ishin mjaft te pelqyshme per Istrien, triesten dhe vendet alpine.
Ulliri i markes “Vlonjak” qe ishte me i lashte se marka italiane dhe frenge, dallohej per prodhueshmeri te larte, vaji dhe regjie lekure.
Ne vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100,000 renje ullinj. Gjat pushtimit Vlora dhe krahina e saj do te ushtronin nje qendres te fuqishme ndaj turqave, ku dallohen ne Laberi zona te lira te cilat prej kohesh koshin arritur te mnposhtin osmenet.
Vlora njihet si nje vater e rendesishme e patriotizmit nder shekuj, ku perpjekjet per liri, pavarsi dhe mireqenie kane qene ne shpirtin e cdo vlonjati.
Luftetaret kunder pushtimeve te huaj dhe perpjekjet per perhapjen e arsimin shqip ben qe ne Vlore krijoheshin shim shoqeri patriotike.
Ne vitin 1980-1912 klubi “Laberia” u be nje vater e ndezur e perpjekjeve per pavarsine e venditi dhe luften kunder pushtuesve xhonturq.
Kryetar nderi i ketij klubi athdhetari ishte Ismail Qemali. Celja e shkolles shqipe te Muradies (7 Gusht 1908) ishte nje ngjarje e shenuar ne jeten arsimore te Vlores. Por njgjarja me kulmore e qytetit te Vlores ishte 28 nentori 1912 kur plaku i urte e diplomati i shquar Ismail Qemali se bashku me delegaten e ardhur nga vise te ndryshme te vendit, shpalli pavaresine e Shqiperise dhe njekohesisht ngriti flamirin kombetar ne Vlore. Keshtu Vlora u be kryeqyteti i pare i shqiperise se pavarur.
Me 25 dhjetor m1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italian. Pas zgjerimit te pushtimit italian nisi qendresa kunder pushtuesve.
Ne vitin 1920, pas Kongresit te Lushnjes, u krijua Komiteti “mbrojtja kombetare” me kryetar Osman Haxhium, i cili organizoi forcat luftarake ne luften e Vlores.
Lufta e Vlores eshte nje nga epopet me te lavdishme te shqiptarve. Vlora u kthye ne “Termopilet” e Shqiperis, sic thoshte patrioti Halim Xhelo.
Nje grusht patriotesh e fshaterash te atur per liri, te ardhur na te gjitha skejet e Laberise do te turperonin duke hedhur ne det nje perandori te tere. Shteti Italian ende sot e kesaj dite e ka te veshtire te pranoje kete humbje!
Ne vitet 1920-1924 Vlora u perfshi ne rjedhjet e proceseve te demokracizmit te jetes se vendit. Ketu u krijua federata “Atdheu” (1921) dhe dega e shoqerise “bashkimi” (1922).
nje rol te madh ne keto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat “Politika”, “Mbrojtja Kombetare” “Shpresa Kombetare” etj. qe botoheshin ne Vlore.
Gjat ketyre viteve, Vlora edo te zhgenjehej shum nga qendrimi i A. Zogut i cili me ndihmen serbe do te rrimerte pushtetin e Shqiperis! Por braktisja e vendit pa u gshir mire dita e pushtimit italian te 39 nga Zogu do te ngelet fort e ngulitur ne kujtesen patriotike vlonjate.
Ne luften e Dyte Boterore Vlora u be nje nga vatrat e Lefizjes Antifashiste Nacionalclirimtare kunder nazifashist. Ajo mbajti nje barre te madhe te luftes ndihmesa e saj ishte e tejskajshme. Clirimi i Vlores erdhi me 15 tetor 1944, dhe me pas me 29 nentor 1944 u clirua gjthe Shqiperia.

Endrit, 4 mars 2010

PRESANTIMI | ARKIVI FOTOGRAFIK | ARKIVI VIDEOVE | CESHTJE SOCIALE | CESHTJE POLITICHE | historia e vlore | LAJME | Mappa del sito


vlorablog | ENDRIT1991@YAHOO.IT

Torna ai contenuti | Torna al menu